Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq rezultoi fatale.
Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008.
Gjatë gjithë karrierës së tij u dallua për përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm.
Pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.
Policia Rajonale e Ferizajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zyrtarit policor Muj Tahiri – familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...