Pas një sëmundje të rëndë, në Vevy të Zvicrës ndërroi jetë intelektuali e veprimtari i çështjes shqiptare Shaip Bilalli.
Ai u lind më 10 janar 1945 në fshatin Çegran, komuna e Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkup, në gjimnazin e njohur Zef Lush Marku. Fillimisht punoi si mësues në shkollën fillore të vendlindjes ndërkaq, pasi mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i historisë në shkollën e mesme.
Në vitin 1968 ai arrestohet dhe mbahet një vit në burg për veprimtari atdhetare. Në vitin 1982, Shaip Bilalli emigroi në Zvicër. Që prej fillimit ai ishte pjesëtar i Lëvizjes Ilegale dhe dha kontribut të çmuar në zgjerimin e saj gjithandej në mërgatë dhe sidomos në viset shqiptare në Maqedoni.
Me formimin e subjekteve politike legale në trojet shqiptare nën Jugosllavi, degët e tyre u formuan edhe në mërgatë.
Shaip Bilalli ishte themelues dhe kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, Dega në Zvicër. Pas çarjeve që pati ky subjekt politik, Shaip Bilalli mbështeti krahun e Arben Xhaferit, njërit prej liderëve më të shquar të Lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Vitet e fundit të jetës së tij, Shaip Bilalli pati probleme serioze shëndetësore. Ai vdiq më 20 mars 2016, në Vevey të Zvicrës.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...