Menaxheri i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se për shkak të disa problemeve të shtunën është ndërprerë procesi i vaksinimit.
Përmes një përgjigje me shkrim, Bardhi bëri të ditur se vaksinimi do të vazhdojë përsëri gjatë ditës.
“Edhe përkundër problemit me sistemin, procesi i vaksinimit është duke vazhduar duke bërë regjistrimin e qytetarëve në librat e protokollit, dhe më pas do të futen të dhënat në sistem sapo të funksionalizohet”, tha Bardhi.
Që nga fillimi i vaksinimit në muajin mars të këtij viti, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë.
Në raportin e së premtes, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekjeje nga COVID-19.
Siç njofton MSH-ja, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1,849 testime.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...