Bazuar në njoftimin e KRU-së, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në këto rrugë
Postimi i plotë:
Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës;
Ju njoftojmë se më 04.02.2026 (e mërkurë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
• Rruga “Transite”,
• Rruga “Mbretëresha Teutë” me rrugët anësore
• Rruga “Musa Zajmi” me rrugët anësore
• Rruga “Ali Pashë Tepelena” me rrugët anësore
• Blloku i Ri – Orize me rrugët anësore
• Rruga “Skënderbeu” me rrugët anësore
• Rruga “Gaspër Karaqi” me rrugët anësore
– Koha e ndërprerjes: nga ora 08:00 deri në 17:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”.
Operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.
Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjes së pusetës kryesore pranë objektit të policisë, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...