Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë sot, më 18 korrik, për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e saj.
Kryetari i trupit gjykues bëri të ditur se për këtë datë ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, por ai nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm në seancë.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve, përfshirë Milan Radoiçiq, të cilët ngarkohen me vepra penale që përfshijnë terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...