Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, për hapa të mëtejmë pas ndërprerjes së seancës konstituive të së martës.
Kuvendi tregon ecurinë e seancës konstituive dhe mungesën e kuorumit për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Njoftimi:
Konform vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë për konstituimin e Legjislaturës së Nëntë.
Seanca nisi punimet nën drejtimin e deputetit më të vjetër të legjislaturës, Avni Dehari (VV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).
Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.
Kryesuesi i seancës, Dehari, fillimisht uroi deputetët për mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve gjatë këtij mandati, si dhe përshëndeti ambasadorët dhe mysafirët e tjerë të pranishëm, duke proceduar më pas me rendin e ditës.
Në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë politike propozuan nga një anëtar të këtij komisioni, i cili mori mbështetjen e Kuvendit.
Pas mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raportin e të këtij komisioni e paraqiti deputeti Artan Abrashi, sipas të cilit ky raport në komision ka kaluar me shumicë votash.
Pas prezantimit të raportit, kryesuesi Dehari e hodhi në votim atë. Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve për miratim. Kështu, për raportin votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër, ndërsa 11 abstenuan.
Në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të subjekteve politike, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë