Sot do protestohet në lagjen Kalabria në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”.
Protesta është thirrur nga 12:00 përmes një faqeje në Facebook, ku bëhet thirrje që kundërshtohet vendimi i Gjykatës Komerciale.
“Njoftoheni se të enjten më dt. 26.10.2023 do të organizohet protesta paqësore lidhur me pezullimin e projektit në “Rruga A”(Jim Xhema), e cila lidhet me kolektorin në lagjen Kalabria, përkatësisht në rrugën ‘Ali Vitia. Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek ‘Rruga A’ dhe të planit rregullativ për lagjen. E njëjta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...