Në 20-vjetorin e rënies së heronjve dhe dëshmorëve të kombit, Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, krerët e shtetit, bashkëluftëtarë, familjar e miq të shumtë mbajtën akademi përkujtimore duke iu përulur veprës së tyre, shkruan arbresh.info.
Kryeparlametari, Kadri Vesli në akademinë përkujtimore që u mbajt në Prishtinë tha se të gjallët duhet të bëjnë më shumë për të quar amanetin e tyre në vend.
“Nëse ne të gjithë kthehemi në momentet të rënies së këtyre heronjve para dy dekadave si veprimtar politik mund te jemi të kënaqur me atë që është arritur, por nëse mendojmë në amanetin e dëshmorëve të lirisë ne duhet të bëjmë edhe shumë më shumë që Kosova të jetë një shtet më i fuqishëm ekonomik dhe të jetë më i integruar. Kjo është detyra e të gjithë neve që jemi të gjallë”, tha Veseli.
Veseli me tutje tha se lavdia u takon vetëm burrave të mëdhenj siç ishin këta pesë heronj.
“Jam krenar që kam qenë bashkëluftëtar dhe i kam njohur që nga fillet e UCK-së. Janë djemtë më të mirë që ka pasur komuna e Rahovecit. Tomi dhe Mini në momentin e rrënjës kanë qenë bashkë ashtu siç kanë qenë bashkë gjatë jetës së tyre. Lavdia u takon vetëm burrave të tillë të mëdhenj që i ka pas kombi jonë siç janë këta pesë trima të mëdhenj që dhanë jetën për lirinë”, tha Veseli para të pranishmëve.
E Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij përkujtoj disa nga momentet e lufët që ka pasur personalisht me pesë heronjt.
“Kujtimi për këta bijtë tonë është i freskët por edhe dhimbja e ngjarja si me pas ndodh dje…Xhelal, Selajdin, Hamdi, Bektesh dhe Nezir pushoni të qetë sepse rruga për liri po vazhdon për të gjithë ju”, tha mes tjerash kryeministri Haradinaj./Arbresh.info/

Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...