Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Podujevë. Tre persona të armatosur kanë ndaluar një veturë dhe nën drejtimin e armës i kanë vjedhur para, raporton arbresh.info.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur një shumë parash”, thuhet në raportin e PK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar./arbresh.info/
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten