Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes nderkombetare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, permes një urdhëri operativ ka percaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kesaj ndeshje në aspektin e sigurisë.
Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve, etj.
Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprer qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë./arbresh.info/
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...