Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

12:16 | 27 Mars 2026
Q L

Komuna e Prishtinës ka nxjerr vendim me të cilin ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Policia dhe Inspektorati do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar! Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale