Një zyrtar policor ka plagosur sot dy qytetarë në fshatin Glloboqicë të Dragashit.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Shaqir Uka, ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 16 e 40 policia ka marrë informatën për një incident që ka ndodhur në fshatin Glloboqicë, ku dy persona janë lënduar me armë zjarri.”.
Uka në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë që policia ka reaguar menjëherë, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
“Lidhur me rastin është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, për arsye se aty është i përfshirë një zyrtar policor. Inspektorati po merret me rastin dhe arsyet për momentin ende nuk dihen ndërsa zyrtari policor është i ndaluar”, shtoi ai.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...