Një person është ndaluar për 48-orë për rastin e vdekjes së një punëtori në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.
59-vjeçari ra nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu tha se personi i ndaluar dyshohet për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
“Me vendim te prokurorit te shtetit është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak te dyshimit te veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ nga neni 358 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës. Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e punës, për ndërmarrjen e veprimeve te nevojshme hetimore me qellim te zbardhjes se gjitha rrethanave te rastit ne fjale”, tha ajo.
Policia tha më herët se vdekja e punëtorit u konstatua në vendin e ngjarjes.
“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...