Një femër, shtetase e Serbisë, është ndaluar nga autoritetet në Kosovë nën dyshimin për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Sipas burimeve zyrtare, e dyshuara gjatë kontrollit ka prezantuar një letërnjoftim dhe një patentë shoferi, të cilat dyshohet se nuk janë autentike. Pas verifikimeve fillestare, organet e rendit kanë konstatuar dyshime për falsifikim të këtyre dokumenteve.
Me urdhër të prokurorit kompetent, dokumentet janë konfiskuar për ekzaminim të mëtejshëm, ndërsa rasti është proceduar në rrugë të rregullt ligjore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi