Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bistricë të Leposaviqit ka ndaluar një serb, i cili dyshohet se e ka kaluar kufirin ilegalisht.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se në veturën e tij janë gjetur të ngarkuara gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, përcjell Arbresh.info.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 13.09.2023 – 20:20. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari serb në të cilën kishte të ngarkuara gjëra ushqimore dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...