Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person nën dyshimin se ka kontrabanduar mallra.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Korminjan i Poshtëm në Muqivërrcë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pasi ka ndaluar mjetin transportues, traktor, është vërejtur se në rimorkio kishte ngarkuar mallra të ndryshme që dyshohet të jenë të kontrabanduar.
“Traktori dhe malli janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor, është njoftuar edhe AVUK-u pasi kishte edhe kafshë dhe shpezë të imta. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...