Ndalohet një person në Gjilan për gërmime të paligjshme arkeologjike

18:04 | 13 Shkurt 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

Sipas policisë, në shtëpinë dhe në lokalin e të dyshuarit është realizuar kontroll nku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme, shkruan Arbresh.info.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga autoritete kompetente./Arbresh.info/