Ndalohet dërgimi i gjërave esenciale për ish-krerët e UÇK-së në Hagë përmes MPJ-së

12:25 | 10 Qershor 2021

Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që gjërat esenciale për të ish-ushtarët e UÇK-së që gjenden në Hagë të mos dërgohen më përmes kësaj ministrie.

Të paktën kështu ka deklaruar vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jaku Krasniqi, Gresa Krasniqi.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgua në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Donika Shëarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërguar përmes Ministrisë së saj.

Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!

Krejt dhe Zhdrejt!”, shkruan ajo në Facebook.

Kujtojmë se më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara