Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.
Personat e dyshuar:
-Ç. H, (mashkull), 21 vjeç,
– Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe
– K.K (mashkull), 19 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.
Të dyshuarit kanë rrëmbyer një person të cilin e kishin dërguar në një pyll dhe rrahur. Ngjarja është raportuar të hënën./arbresh.info/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...