Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar që tre persona janë ndaluar në Ferizaj nën dyshimin që janë marrë me fajde.
Me urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione, Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë.
Tre të dyshuarit me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M, janë ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar kontroll në këto lokacione: Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë, me ç’rast ka rezultuar me ndalimin e tre (3) personave të dyshuar me inicialet J.K.,M.K., dhe M.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës fenale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...