Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.
Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro.
Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./Arbresh.info/
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë