Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se dje është ndaluar njësia A-3.
Në postimin në “Facebook”, thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Javën e kaluar, ministrja e Ekonomisë, në një konferencë për media ka bërë të ditur se njësia A-3 është kthyer në funksion pasi ishte bllokuar, pasi ishte bllokuar A-3 ishte i prishur. /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...