Ndahet nga jeta doktor Sherif Besimi

21:49 | 27 Nëntor 2016
M. A.

Në moshën 81  vjeçare ka ndërruar jetë doktrot Sherif Besimi i cili ishte njëri ndër doktorët e parë të Pediatrisë në Kosovë. Ai tërë jetën e dedikoi për humanizëm dhe kontribut për zhvillimin e mjekësisë në Prizren, transmeton arbresh.info.

Ai diplomoi në Universitetin e Zagrebit në vitin 1965,  ndërkohë që dha kontributin e tij si një ndër themeluesit Spitalit të Prizrenit.

Në vitet e okupimit serb, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm profesional duke i hapur dyert studentëve të mjekësisë në ordinancën e tij private, e sidomos popullatës civile që e kishte shumë të domosdoshme shërbimet mjekësore në kushtet dhe rrethanat e viteve të 90ta.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit të Prizrenit, në ora 12:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale