Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNKT në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës kanë ndarë sot çmimet e gazetarisë për varfërinë, transmeton arbresh.info
Vendin e parë për storien më të mirë televizive e fitoi gazetarja e RTV 21, Merita Sekiraqa, vendin e dytë e fitoi Majlinda Aliu nga RTK, ndërsa vendi i tretë shkoi për gazetarin e KTV-së, Taulant Qenaj.

Në këtë ceremoni u ndanë çmime edhe për gazetarinë e shtypur ku gazetari më i mirë për media të shtypura u shpall Besnik Krasniqi nga Koha Ditore.
Çmimi për fotografi më të mirë e mori fotoreporteri i Kosovapress, Xhemail Sllovinja, ndërsa çmimin për storien më të mirë të mediave online e fitoi Gjeta Gjyshinca nga “Kosova 2.0”.
Kryetari i AKG-së Zekirja Shabani me rastin e ndarjes se çmimeve, para të pranishmëve ka thënë se këtë vit AGK-ja ka qenë vëzhguese dhe sipas tij ka qenë shumë e vështirë përzgjedhja e storieve më të mira për varfërinë.

“Falënderoj OKB-në që gjithmonë na ka ndihmuar. Ne do të mundohemi që me raportimin tonë të tregojmë së një numër i konsiderueshëm i shoqërisë jetojnë në varfëri. Këtë vit AGK-ja ka qenë vëzhguese dhe kemi pa që ka qenë goxha e vështirë zgjedhja në mes të këtyre storieve kaq të mira”, tha Shabani.
Ceremonia e ndarjes së Çmimit të gazetarisë për varfërinë u zhvillua me qëllim të vlerësimit të storieve më të mira nga të gjitha mediat, që janë publikuar midis 2 tetorit 2014 dhe 17 shtatorit./arbresh.info
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja