Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Parteshit. Ky memorandum është nënshkruar sot me rastin e vizitës së ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku vizitoi Komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin e kësaj Komune, Dragan Nikolic.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se memorandumi i nënshkruar ka arritur vlerën prej 120,000,00 euro.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë se këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit”.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikolic ka thënë se me këto mjete do të investohen në ndërtimin e rrugëve në Partesh.
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...