“Ndash gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, kishte deklaruar ministri i Bujqësisë Faton Peci gjatë një debati në një komision parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo ai në Dukagjini thotë se për tematikën e vrasjeve të pasluftës nuk ka parapëlqyer asnjëherë të debatoj.
“Mirëpo është një fakt që shumë personalitete politike në Kosovë sot nuk janë më në jetë pasi janë eliminuar fizikisht. Janë eliminuar edhe me plumba. Është fakt se të gjitha organizatat ndërkombëtare kredibile kanë pasur vlerësim për ndërhyrje të politikës në drejtësi. Kjo barrë para se gjithash bie mbi PDK-në pasi ata kanë qenë në qeverisje dhe nuk kanë zbardhur këto raste”, tha ai.
“Në një far forme PDK ndërlidhet me këto vrasje”, ka shtuar tutje Faton Peci.
Ai thotë se tashmë ka dëshmi që në Ministrinë e Bujqësisë ka pasur krim të organizuar.
Peci thotë se të gjithë fermerët që kanë qenë të detyruar të japin ryshfet për marrje të subvencioneve.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...