“Çdo shkelje që është bërë pas luftës mbetet për individë, e UÇK mbetet ajo që ka qenë”, ka thënë Maloku në Rrokum TV.
Maloku po ashtu ka folur edhe për ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-komandantin e UÇK’së, Agim Çeku.
“Zotëri Çeku nuk do të vinte në Kosovë nëse NATO nuk do të vinte në Kosove. Çeku ka ardhur dy javë pasi ka filluar bombardimet NATO”, ka deklaruar Maloku.
Ai ka treguar se ka mbajtur takim me oficerët e UÇK’së dhe i ka ftuar për luftë, por, siç ka thënë ai, vetëm dy veta kanë ardhur, e jo edhe Agim Çeku.
Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Maloku, ka komentuar edhe për largimin e Donika Kadaj-Bujupit nga AAK.
“Unë dëgjova në media për daljen e Kadaj-Bujupit, por dorëheqja ime ndryshon nga dorëheqjet e tyre”, ka thënë Maloku.
Por, ai ka shtuar se ai personalisht nuk do të dilte nga një subjekt politik para zgjedhjeve.
Maloku ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit të kufirit.
“Është kufi i gabuar”, ka deklaruar ai, duke u bazuar në hartat topografike.
https://www.youtube.com/watch?v=pr-Zj8LBe1w
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...