Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me Ushtri.
Është votuar me 107 vota pro projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë, raporton Gazeta Express.
Projektligjin për Forcën Shërbimin në Forcën Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetë në sallë.
Deputetët e Kuvendit sot ka votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.
Projektligji i parë, për të cilin votohet votuan 106 pro dhe një pro, ktheu Ministrinë e FSK’së në ministri të Mbrojtës.
Ndërsa, deputetët votuan edhe projektligjin për Forcën e Sigurisë.
Pas disa tentimeve të dështuara për të formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës kishte transformimin e FSK’së në ushtri, shkruan Gazeta Express.
Kjo nismë erdhi pas kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, që ushtria të formohet sipas ligjit.
Ndërsa Kosova, që po bëhet me ushtri pas gati 11 vjetësh pavarësi, nuk e ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj,
Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos ngutet dhe të pres që ushtrinë ta formojë me ndryshime kushtetuese.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi