Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, përmes një deklarate nga Haga, ka bërë të ditur se që 16 muaj në paraburgim asnjëherë nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Më tej, Haradinaj tha se i ka bërë thirrje ZPS-së që të hetojë, sipas tij, 460 masakrat e kryera nga serbët.
“Kam bërë thirrje publike që ZPS të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga ZPS-ja e cila nuk ka ndërmend të hetoje aty ku janë te implikuar serbët. Publiku ka të drejtë ta dijë këtë”.
“Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë që DHS nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi një informacion i tillë është në interes të publikut. Veç kësaj doja që opinionit ti sqarohej dhe të kuptojë se DHS janë puro monoetnike dhe selektive”, thuhet në deklaratën e Haradinajt, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ish nënkryetari i OVL së UÇK-së, tha se ZPS ka bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e siç i quan ai, ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve paraprakisht ishin udhëhequr ngga kryeprokurori serb Vladimi Vukçveqiq.
Kujtojmë se në deklratën e Haradinajt ka edhe pjesë të redaktuara.
“Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të ZPS, shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti që ZPS kanë bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në te dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe ne baze te hetimeve qe paraprakisht ishin udhëhequr nga [REDAKTUAR] dhe kryeprokuroriserb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur Haradinaj në
deklaratën e tij.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...