Naim Maloku: Shkoi Skenderi në Washington, me fol me Grenellin në telefon

09:32 | 5 Gusht 2020
M. A.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, ka ironizuar me shkuarjen e koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë, Skender Hysenin në Amerikë për të takuar përfaqësues të lartë të departamentit amerikan, shkruan arbresh.info.

Maloku në një postim në facebook ka thënë “Shkoi Skenderi në Washington, me folë me Grenellin në telefon!”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Skender Hyseni edhe pse ishte fizikisht në Amerikë, ai ka biseduar përmes telefonit me Ambasadorin Richard Grenell.

“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.

Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.

Skender Hyseni”, ka shkruar Hyseni në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale