Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve.
Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, ai ka dëgjuar problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen tani e disa vjet në Podujevë.
Me këtë rast, Fetahu u ka premtuar atyre se në mandatin e tij të parë si kryetar do të ndërtoj Qendrën për të Moshuar në Podujevë, me të gjitha kushtet përcjellëse që ata të kenë një ambient të rehatshëm për qëndrim.
Po ashtu, Fetahu ka premtuar edhe krijimin e shumë hapësirave të gjelbërua në qytet, ku të moshuarit do të mund të dalin dhe të kalojnë kohën e tyre, raporton EO.
Deputetja Valdete Idrizi u ka kërkuar që të votojnë për Naim Fetahun me 15 mars sepse programi i tij për të moshuarit është programi i cili do të zgjidhë problemet e tyre.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...