Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur të hënën për me abetaren e përbashkët unike.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Fëmijët mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj që do të mësojnë në këtë libër shkollor.
“Me të marrë mandatin në vitin 2021 kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, mbi bazën e së cilës kemi ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për të vegjlit tanë në mbarë botën” , ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët për punën e përbashkët në avancimin e sistemit arsimor.
Këto janë fjalët e ish-Zotëriut të Parë pas përfundimit të m...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...