Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhet sa më shpejt rasti në Gllogjan të Deçanit, ku janë mbetur të vdekur tre persona.
Nagavci, me anë të një konference për medie të mbajtur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se si institucione po bashkërendojnë veprimet me ato të sigurisë, shkruan lajmi.net.
“Sonte është një natë e rëndë, një trhsimt e dhimbje e madhe për tëgjithë kosovarët. Rasti kriminal na trondit të gjithëve. Për fat të keq, dy nga viktimat kanë qenë fëmijë. Pacienti apo më mirë themi viktima e tretë fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo në konferencë.
“Edhe organet e vendit po bëjnë përpjekje maksimale që ta vendosin kriminelin para drejtësisë. Besojmë e angazhohemi si qeveri dhe si institucione të Republikës e Kosovës që sa më parë krimineli të vihet para drejtësisë e të mos kemi më raste të tilla”, shtoi tutje Nagavci.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...