Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për hapjen e thirrjeve për grante, për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se buxheti i i planifikuar për këtë skemë mbështetëse është 150 mijë euro, ku do të ofrohen 15 grante në vlerë prej 10.000 euro, shkruan Arbresh.info.
“Kjo skemë financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25. Qëllimi kryesor i kësaj skeme është ta ndihmojë mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese duke financuar veprimet mësimore të bazuara në punë hulumtuese, të cilat propozohen nga mësimdhënësit e universiteteve për lëndë specifike për t’i përtërirë agjendat aktuale të mësimdhënies.”, ka shkruar ajo.
“Ftoj komunitetin akademik të aplikojë në këtë thirrje.”, përfundoi minsitrja Nagavci/Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje