Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë qëndrimit dy ditor në Gjermani ka zhvilluar takime me bashkëatdhetarë dhe bashkëaktivistë.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci bëri të ditur temat e diskutuara në këto takime, shkruan Arbresh.info.
“Në Ausburg, u takuam me përfaqësues të Shoqatës “Fondacioni Besa” me të cilët po implementojmë mësimin dual. U mirëpritëm nga Kryetari i Fondacionit, Ilir Seferi e ndërmarrës të gatshëm për të ofruar mbështetje edhe me tutje për vendin tonë.”, u shpreh ajo.
Ndërkaq në Nurenberg, Nagavci takoi përfaqësues të LAPSHI-t, prindër e mësimdhënës.
“Bashkëbiseduam për punën e tyre, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe rëndësinë e integrimit të fëmijëve në mësimin shqip.”, shkroi ajo.
“Në Mynih, takuam diasporën tonë shkencore, ndërkaq, me mësuesit e gjuhës shqipe në Konsullatën tonë bashkëbiseduam për rëndësinë e mbështetjes së mësuesve për programet dhe kurrikulat, për tekstet që ne i dërgojmë për fëmijët tanë.”, shtoi ministrja Nagavci.
Gjatë këtij qëndrimi, ajo takoi edhe bashkëatdhetarët në Rosenheim në një program artistik nga fëmijët për festën e ditës së Flamurit.
Vizitën e përmbylli me bashkëaktivistët në Mynih, bëri të ditur Nagavci.
“Mërgata jonë vazhdon të jap kontributin e pakusht për vendin, andaj synimi ynë i përbashkët është bashkëpunimi për zhvillimin e vendit.”, përfundoi ministrja Nagavci./Arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...