Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar suksese për maturantët të cilët sot i nënshtrohet Testit të Maturës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vit ishte i vështirë. Nagavci ka thënë se është më rëndësi që të kemi rezultate reale.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur maturantë,
Ju dëshiroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore!
Viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë, por pa stres, me besim në veten dhe rezultatet që do t’i arrini, sot angazhohuni me fuqinë dhe njohuritë tuaja.
Jam e bindur se do t’i tejkaloni sfidat dhe ta përfundoni me sukses provimin.
Është shumë e rëndësishme që të kemi rezultate reale jo vetëm për vlerësimin tuaj dhe regjistrimin në institucione të arsimit të lartë, por edhe për analizë të programeve mësimore, kurrikulave dhe zhvillimit të mësimit gjatë pandemisë, andaj ju lutem respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara.
Si të rinj që jeni, i keni rrugët e hapura dhe e ardhmja do të ofrojë shumë mundësi për të gjithë ju.
Nga zemra suksese të gjithëve!
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën