Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur konkursi për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në shkolla profesionale për vitin shkollor 2024-2025.
Me anë të një njoftimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se do të ndahen 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza, shkruan Arbresh.info.
“Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor.”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.
“Drejtimet deficitare:
-Zhvillues i aplikacioneve softuerike
-Instalues elektrik
-Agrobiznes
-Automekanik
-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
-Përpunim druri/Zdrukthëtar
-Hortikulturë
Drejtimet teknike:
-Metalpunues
-Instalues elektrik
-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit
-Automekanik
-Teknologjia e riciklimit
-Teknik i sistemeve të TIK-ut”, njoftoi ministrja Nagavci.
Ministrja e Arsimit tha se konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024./Arbresh.info/
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...