Nga Qeveria e Kosovës përmes një komunikate u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit e po ashtu, është bërë e ditur se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha janë nisur për të vizituar të plagosurin në Pejë.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur drejt Deçanit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan. Për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan. Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit