Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55 mijë e 94.
Ajo thotë se kjo shifër, dy javë më parë ka qenë 29 mijë e 878.
“Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar. Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook.
Ajo shtoi se Kosova është gati për një fillim të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, por që po synohet që ky proces të nisë me prezencë fizike.
“Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni. Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!”, shtoi tutje Nagavci.
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër