Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se këtë vit janë 1,977 studente vajza/gra përfituese të bursës STEM.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjitha këto fituese janë studente që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).
“Këtë vit kemi 1,977 studente që përfitojnë bursa STEM, në vlerë 1 mijë euro. Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre përveçse ndihmon në ngritjen akademike e profesionale të tyre, kontribuon edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të vendit”.
“Andaj, si Ministri e Arsimit e si Qeveri po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme e shumë dimensionale për të gjithë studentët tanë”, ka thënë Nagavci.
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...