Google ADS

MZHR bënë thirrje për projekt-ide dhe investime në të gjitha komunat

14:06 | 16 Gusht 2022
K.B

Ministria për Zhvillim Rajonal ka hapur thirrjen për projekt-ide për investime kapitale për të gjitha komunat. Përmes një njoftimi ministria jep informata shtesë për këtë thirrje.

Informata shtesë:

Për të përkrahur applikuesit me informatat e nevojshme dhe përvojën e partnerëve në identifikimin/ përzgjedhjen e projekteve, Ministria për Zhvillim Rajonal, në partneritet me Programin për Zhvillim Gjithpërfshirës të implementuar nga UN-Habitat-i në Kosovë dhe të financuar nga Qeveria e Suedisë, do të organizojë dy punëtori parapërgaditore (sesione informuese) me përfaqësuesit e komunave dhe organizatave te shoqerise civile. Datat dhe ftesat do të publikohen në ndërkohë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme