Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Ragmi Mustafi, në një postim në Facebook, marrëveshjen për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur një hap të vogël drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Mustafi ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovës-Serbi vihet përmes reciprocitet që nuk e eviton pashmangshmërisht edhe trajtimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Një hap i vogël drejt normalizimit. Pavarësisht që ky dialog ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE, kjo krizë potencialisht për eskalim theksoi si faktor vendimtar përfshirjen e SHBA-të”, ka shkruar ai.
Ndryshe, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për dokumentet në hyrje-dalje./arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...