Mustafa: Zbatimi i marrëveshjeve hap i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes

21:06 | 17 Tetor 2015
M. A.

Me lirimin e urës që është garanci për një lëvizje të lirë po zbatohet një ndër pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kryeministri Isa Mustafa e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të të dy pjesëve të qytetit.

“Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm i integrimit të pjesë veriore dhe jugore të Mitrovicës. Është një premtim i cili është bërë, është një marrëveshje e cila do i jap efektet dhe rezultatet e veta dhe unë mendoj se ne do ta kapërcejmë me këtë problemin e ndarjes së vendit dhe jugut”, tha Mustafa për RTK’në.

Shpërndaje në rrjete sociale