Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në regjionin e Anamoravës, ku takoi kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri atë të Kamenicës, Qëndron Kastrati, të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe atë të Ranillugut Vladica Aritonoviç, si dhe me përfaqësues të komunave Artanë e Partesh.
Përfaqësuesit e regjionit të Anamoravës njoftuan Ministrin Mustafa për gjendjen në komunat e tyre, ku mes tjerash u fol edhe për sektorin e bujqësisë dhe sfidat e fermerëve.
Nga ana tjetër, Ministri Mustafa tha se nuk do të kursehet, as ai dhe as ministria, për t’u dalë krah fermerëve në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët në regjionin e Anamoravës.
Ministri Mustafa u zotua se brenda mundësive që ka Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do ta përkrahë këtë regjion në të gjitha nivelet e mundshme.
Para përfaqësuesve të këtij regjioni, ministri foli edhe për subvencionet, pagesa e të cilave ka filluar këtë javë, kurse fermerët do të subvencionohen dy herë.
Ministri Mustafa foli edhe për Master Planin e ujitjes së tokave bujqësore, plan i cili pritet të realizohet gjatë 10 viteve të ardhshme dhe nga i cili Anamorava si regjion, do të përfitojë fuqishëm.
Përfaqësuesit e regjionit të Anamoravës, vizitën e Ministrit Mustafa e cilësuan të vlefshme dhe inkurajuese për fermerët e kësaj ane./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë