Mustafa uron besimtarët për Krishtlindjet Ortodokse

19:10 | 6 Janar 2016
M. A.

Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë dhe Peshkopin Teodisije.

Kryeministri Mustafa, duke përcjell urimet më të sinqerta, thekson se kjo festë simbolizon vlerat e humanizmit, mirëkuptimit, shpresës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, të angazhohet për fuqizimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve të Kosovës./

Shpërndaje në rrjete sociale