Kryetari i LDK-së në Rubikon ka treguar nëse do jetë kandidat i ardhshëm për kryeministër të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ende nuk është biseduar kjo gjë në parti, por që shton se qeveria e ardhshme do jetë e pranueshme për njerëzit e Kosovës.
“Nuk kemi folë për kandidat për kryeministër, as ministra, as numër të anëtarëve të qeverisë. Është cshtje që do ta diskutojmë në LDK, nuk ka folë askush as për mu as askënd tjetër, prandaj nuk ka asgjë lidhur me këto por do mundohemi maksimalisht se nëse bëhet një qeveri tash të ëbhet qeveri e pranueshme për njerëzit”, tha ai.
Kujtojmë se ishte partia e Mustafës që rrëzoi qeverinë e koalicionit VV-LDK, me mocion mosbesimi.Seanca në Kuvendin e Kosovës mori 82 vota për rrëzimin e qeverisë.
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...