Mustafa thotë se buxheti për vitin 2017 nuk është i asnjë partie politike

17:36 | 23 Nëntor 2016
M. A.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “Buxheti i Kosovës për vitin 2017 prej 2 miliardë euro është buxhet i shtetit tonë”.
 “Nuk është i asnjë partie politike. Uroj Komisionin për buxhet për vendimin e sotëm. Koalicioni qeverisës është i fortë dhe punon për interesa afatgjate të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Pas shumë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është marrë vendim që projektbuxheti i vitit 2017 të procedohet për në Kryesi të Kuvendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale