Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua të hënën në Nju Jork me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.
Në takim, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Zyra e kryeministrit njofton se Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe proceset integruese euroatlantike, e po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-të po japin për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit me SHBA-të.
Sipas komunikatës kryeministri Isa Mustafa po ashtu kërkoi mbështetjen e SHBA-ve për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Yee po ashtu e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për konstruktivitetin e treguar në kuadër të proceseve rajonale.
Zëvendës ndihmës sekretari Yee gjithashtu shprehu vlerësimet e tij për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke shprehur përkrahjen e SHBA-ve në këtë rrugë.
Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari Yee biseduan edhe për modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) si dhe përfundimin e mandatit të EULEX-it.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje