Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për procesin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë në zhvillimin ekonomik, performancën pozitive fiskale si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.
Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ecuria e programit të Kosovës me FMN-në është më pozitive se që është pritur dhe kjo për shkak të treguesve pozitiv në ekonomi.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...