Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë\Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Isa Mustafa e njoftoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për progresin e gjithanshëm në Kosovë.
“Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.
“Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme”.
“Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli”.
“Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë. Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...